Michel, kandidat për stolin e Manchester City-t

Michel, kandidat për stolin e Manchester City-t

Pas fitimit të Premier Leagues për herë të katërt rradhazi, duket se Pep Guardiola do ti japë fund eksperiencës me Manchester City-n.

Spanjolli do të mbetet në historinë e ‘’ Qytetarëve ‘’, i cili konsiderohet një ndër trainerët më të mirë në botë.

Vendimi është bërë me dije në të famshmen britanike ‘ Daily Mail ‘ dhe duke iu referuar këtij lajmi, natyrisht të hidhur pasi flitet për një peshë të rëndë tek bardhekaltërit, drejtuesit e tyre kanë nisur tratativat për të firmosur me një tjetër trainer.

 

Drupal Ad

 

Momentalisht emri më i përfolur për tu transferuar në ‘’ Etihad ‘’ është Michel, i cili e ka kualifikuar për të parën herë në histori Gironën në Champions League.

48 vjeçari është pretenduar edhe nga Chelsea, ç’ka do të thotë se do të jetë një sfidë e ashpër ndërmjet dy gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm gjatë merkatos së verës.

Performanca në rradhët e katalanasve i ka habitur të gjithë, një ekip modest dhe njëkohësisht ndër më të mirët e La Ligas në sezonin aktual.

Gjatë karrierës Michel ka drejtuar Rayo Vallecanon dhe Huescan dhe nën drejtimin e Gironas numëron katër sezone, një në Segunda Division dhe tre në elitën e futbollit spanjoll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy