Ka nisur në stadiumin “Selman Stërmasi” kryendeshja e javës në Superligë mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Për kampionët vihen re ndryshime, veçanërisht në sulm ku trajneri Sormani i ka besuar Cinarit, Bardhit dhe Carës duke lënë në stol Solomon.
Po ashtu, edhe trajneri i Skënderbeut vjen me ndyshime në formacion, por ka hedhur në fushë që nga minuta e parë Jashanicën.
Të dy skuadrat luftojnë për një vend në Europë, ndërkohë që korçarët ndodhen 3 pikë përpara në klasifikim.



