Bogdani për Kumbullën: Roma ka blerë një mbrojtës të shkëlqyer

Bogdani për Kumbullën: Roma ka blerë një mbrojtës të shkëlqyer

Pak çaste ndajnë zyrtarizimin e Marash Kumbullës te Roma, e cila në total do të paguajë 30 mln euro për blerjen e mbrojtësit 20-vjeçar. Por për blerjen e tij ka folur së fundmi ish-bommberi i kombëtares shqiptare Erion Bogdani, i cili për ‘Teleradiostereo’, ka bërë elozhe ndaj vardhekuqve por edhe mbrojtësit kuqezi.

Blerja e goditur nga Roma ose jo? Roma ka blerë një mbrojtës të shkëlqyer. Kanë kryer një investim të jashtëzakonshëm. Është 20 vjeç dhe ka luajtur nën urdhërat e mia nën moshën e Shqipërisë U19, por ka arritur të përmirësohet dhe është rritur shumë. Vjet ka bërë një sezon të shkëlqyer në Itali.

Në lidhje me çmimin- Çmimi i blerjes së tij (30 milionë euro) nul është një shifër e ekzagjeruar, shumë klube u interesuan për të. E përsëris se Roma ka bërë një goditje me Kumbullën, që tashmë është dhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë.

A do përshtatet? Roma të mbrojë investimin e bërë. Ai ka ardhur në një terren të vështirë, por do të luajë fort për ta. Tani është në dorën e Marashit.

A është ekipi i duhur për Kumbullën? Në Serinë A duhet të përmirësohesh gjithmonë. Ka shumë sulmues të zotë. Marash është i gjatë, dikush thotë se është i ngadaltë, por kjo nuk është e vërtetë. Ai e lexon lojën shumë mirë, di të pozicionohet mirë. E kam ndjekur shumë vitin e kaluar dhe më ka befasuar, sidomos në ndeshjen me Interin, ku e përballoi shumë mirë Lukakun. Me mua Marashi luante në skemë me 4 mbrojtëse. Ka personalitet dhe nuk ka frikë të dalë përpara për të nisur aksionet. Po flasim për një 20-vjeçar, i cili di t’i përshtatet sistemit mbrojtës të lojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy