U largua nga Laçi, Zarubica transferohet te Ballkani

U largua nga Laçi, Zarubica transferohet te Ballkani

Dejan Zarubica ishte një nga largimet te skuadra e Laçit, gjatë kësaj merkato verore. Sulmuesi nuk ka humbur shumë kohë dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e re.

29-vjeçari ka firmosur me kampionët e Kosovës, Ballkani. Këta të fundit kanë prezantuar Zarubicën, me të cilin kanë firmosur një kontratë dy-vjeçare.

Në të shkuarën Zarubica ka qenë edhe pjesë e Iskra, OFK Beograd, Buducnost Podgorica, Sutjeska dhe Lovcen, ndërsa edicionin e shkuar ishte pjesë e kurbinasve.

29-vjeçari në sezonin 2021-2022 ka luajtur 31 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime, por pas ndeshjeve të Kupave të Europës la ekipin bardhezi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy