Depay afër Atletico Madridit

Depay afër Atletico Madridit

  Interesi i Atletico Madridit për Memphis Depay konsiderohet një mundësi shumë e mirë nga Barcelona për ti fuqizuar arkat .

‘’ Los Colchoneros ‘’ humbën Joao Felix , i cili vendosi për Chelsean dhe boshllëku i lënë ka vënë në lëvizje këtë ekip për ti gjetur zëvëndësuesin.

Sipas ‘ Marcas ‘ , ishi Manchester United është pranë hedhjes së firmës , i cili ka kaluar një eksperiencë jo të mirë në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe thuhet se ‘’ Blaugranët ‘’ do ti japin dritën jeshile largimit të golashënuesit kundrejt një shifre simbolike.

Me këtë vendim , spanjollët evitojnë largimin e 28 vjeçarit nga Katalunja në verën e ardhshme me parametër zero ndërsa ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do ti shtojnë metrave të fundit një lojtar cilësor që garanton gola .

Situata vijon e vështirë për të besuarit e Cholo Simeones , nga të cilët pritet ndryshimi në fazën më determinante të sezonit , për të harruar edhe fillimin e vështirë , i reflektuar në eleminimin nga grupet e Champions Leagues pas shumë vitesh.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy