Aguero mungon 10 javë, shtohen shanset për qëndrimin e Manajt te Barcelona

Aguero mungon 10 javë, shtohen shanset për qëndrimin e Manajt te Barcelona

Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq, pas largimit të Leo Messi. Sulmuesi i afruar në këtë merkato, Sergio Aguero, pësoi dëmtim ditën e djeshme dhe pas testeve të kryera, është zbuluar se do të mungojë 10 javë.

Ka qenë vetë klubi katalanas, që ka zbuluar se sulmuesi argjentinas do të mungojë më shumë se dy muaj. Aguero ka probleme me tendinën në pulpën e djathtë të këmbës dhe nëse gjithçka shkon mirë, pritet të jetë gati në muajin nëntor.

Kjo mund t’i japë një mundësi sulmuesit të Kombëtares, Rey Manaj, të qëndrojë te Barcelona dhe të jetë pjesë e ekipit të parë, të paktën deri në janar, me shpresën se mund të ketë minuta dhe të lërë përshtypje të mira te trajneri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy