Flakadanë në fushë dhe veprime të dhunshme në derbi, nisin hetimet për tetë tifozë

Flakadanë në fushë dhe veprime të dhunshme në derbi, nisin hetimet për tetë tifozë

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për tetë tifozët, të cilët dyshohet se kanë hedhur flakadanë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme në ndeshjen Tirana-Partizani në stadiumin “Air Albania”.

Sipas policisë, janë nën hetim në gjendje të lirë: E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar më datë 03.12.2023, në stadiumin “Air Albania”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar shtetas të tjerë që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 21 vjeç, E. D., 19 vjeç, G. S., 19 vjeç, L. B., 20 vjeç, E. Q., 19 vjeç, G. H., 35 vjeç, D. I., 36 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportiv dhe për identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e Federatës, klubeve sportive, tifozërive dhe pavarësisht nga incidentet e ndodhura, është e vendosur të marrë masa dhe të garantojë rendin dhe sigurinë, për çdo aktivitet sportiv, si dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri.”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy