
Shqipëria do të përballet me Italinë, në ndeshjen e parë të Europianit. Ashtu siç e tha edhe në konferencë, trajneri Silvinjo e ka thuajse gati formacionin.
Në portë pritet të luajë Berisha, ndërsa në mbrojtje, Ismajli ka fituar balotazhin me Ajetin në qendër. Na krahun e tij do të jetë Gjimshiti, ndërsa Hysaj në të djathtë e Mitaj në të majtë.

Dyshja e mesfushës do të jetë Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre Bajrami. Broja do të luajë në majën e sulmit, i mbështetur nga Seferi në të majtë dhe Asani në të djathtë.



