
Ecuria e Antony-t me Manchester United po rikonfirmon se kjo skuadër gaboi me transferimin e tij në ‘’ Old Trafford ‘’ në verën e 2022-shit.
Ishi i Ajaxit i kushtoi ‘’ The Red Devilsave ‘’ 95 milionë euro, i cili tashmë e ka mbushur kupën dhe i është hapur dera e largimit.
Anglezët po përshpejtojnë në lidhje me të ardhmen, të cilët i pret një punë e vështirë përpara pasi duhet të riformatojnë skuadrën, për ta shëndërruar më pas në një kandidat potencial për fitimin e trofeve, të cilët mungojnë prej vitesh në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
20 herë kampionët e Premier Leagues kanë deklaruar se presin të arkëtojnë rreth 50 milionë euro për largimin e 23 vjeçarit, i cili nuk ka dhënë maksimumin.
Gjithçka vijon në kuadrin e thashethemeve, për një ndër më të spikaturit tek Ajax Amsterdami në të kaluarën, por duhet theksuar se Manchester United do ta ketë të pamundur të rikuperojë në total investimin e bërë për lojtarin e ‘’ Los Canarinhas ‘’.
Në përgjithësi ecuria e nxënësve të Erik Ten Hag vijon të lërë për të dëshiruar të cilët momentalisht janë larg Europës, edhe pse vijonë ti mbajnë të ndezura shpresat për të siguruar një vend në një ndër kompeticionet më të rëndësishëm sezonin vijues.



