Supersfida e javës së nëntë në Premier League mes Tottenham dhe Manchester City-t është fituar 2-0 nga londinezët.
Në ‘Tottenham Stadium’ u deshën vetëm pesë minuta për të parë golin e parë pasi Son u tregua i saktë përballë portierit duke kaluar ‘spursat’ në avantazh. Në vijim City i Pep Guardiolës u përpoq të barazonte dhe në një rast e ndali vetëm VAR, por golin do ta gjente sërish ekipi i Mourinho-s, që me Lo Celso-n në pjesën e dytë vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore Tottenham ngjitet në kuotën e 20 pikëve pas 9 javëve e për rrjedhojë mban vendin e parë.



