
Alexis Sanchez vazhdon të mbetet një barrë për Interin. Zikaltërit dëshirojnë ta largojnë sulmuesin, por ky i fundit ka refuzuar ofertat e marra deri tani nga ekipe si Villarreal dhe Marseille.
Sipas raportimeve të fundit thuhet se në garë për shërbimet e kilianit është futur edhe Napoli. Skuadra e Spallettit shihet si një alternativë e mirë për 33-vjeçarin, i cili ende nuk ka vendosur.
“Gazetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Interit duan të mbyllin kontratën me Sanchez, por për këtë duhet të paguajnë të paktën 5 milionë euro. Është kjo shifrat që sulmuesi kërkon, për të mbyllur kontratën dhe për t’u larguar.



