Fitoi Europianin me Italinë, Hasa: E kam ëndërr të luaj në Serie A me Juventusin

Fitoi Europianin me Italinë, Hasa: E kam ëndërr të luaj në Serie A me Juventusin

Italia fitoi Europianin për 19-vjeçarë, në një kompeticion ku protagonist ishte edhe talenti shqiptar, Luis Hasa. Ky i fundit regjistroi katër asiste dhe një gol të shënuar, duke qenë një nga më të spikaturit e Europianit. Pas finales, Hasa i cili është pjesë e të rinjve të Juventusit, deklaroi se ëndrra e tij është të luajë në Serie A, ndërsa shtoi se idhull ka Cristiano Ronaldon. “Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre. Shpresoj që një ditë të debutoj me atë fanellë. Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe kur ishte te Juventus, në një nga festat e organizuara për Krishtlindje patëm mundësi të bënim foto me të. Isha shumë i emocionuar.”, u shpreh Hasa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy