Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-2 West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Premier League.
Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet, pasi ditën e sotme ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për United. Portugezi shënoi golin e barazimit në minutën e 35-të, pasi vendasit kishin kaluar në avantazh në minutën e 30-të me Benrahma.
Në pjesën e dytë skuadra e Solskajer u shfaq më kërkuese dhe arritën të gjenin golin e fitores. Në minutën e 89-të ishte Lingard, i cili pas një asisti të marrë nga Matic, kaloi skuadrën e Manchester United.
“Djajve” në fund mund t’iu kishte ikur fitorja nga duart, por De Gea bëri mrekullinë në minutën e 95-të, duke i pritur penalltinë Mark Noble, i cili u fut në fushë si zëvendësues, pikërisht për të gjuajtur 11-metërshin.



