
Në dy merkatot e fundit Chelsea rezultoi skuadra e cila investoi me shumë pasi objektivi mbetet arritja e sukseseve në kompeticionet pjesëmarrëse.
Megjithatë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk i kanë përjashtuar largimet e lojtarëve që nuk e kanë bindur Graham Potterin dhe një ndër to është Mason Mount.
Anglezi e përfundon kontratën në verën e 2024-tës dhe sipas ‘ ESPN ‘ Atletico Madridi tashmë ka ndezur motorrët për mesfushorin.
Por ‘’ Los Colchoneros ‘’ s’do ta kenë të lehtë sepse edhe në Premier League do të zhvillohet një sfidë shumë e ashpër ndërmjet Manchester United , Manchester City-t dhe Liverpoolit.
‘’ The Red Devilsat ‘’ besojnë se Mason Mount mund të jetë lojtari perfekt për skemat e Erik Ten Hag por s’duhet harruar Manchester City i Pep Guardiolas , një kërcënim në çdo merkato për ekipet e elitës.
Tek ‘’ The Citiziens ‘’ e ardhmja e Ilkay Gundogan dhe Bernardo Silvas nuk është e sigurtë dhe me shumë gjasa do të bëjnë gati valixhet në fundin e sezonit .
Traineri katalanas nuk është ndalur me kaq dhe po vëzhgon edhe Alexis Mac Allister, i cili prej kohësh vijon të tregojë kualitetin tek modestët e Brightonit .
Për sa i përket Liverpoolit, Jurgen Kloppi pretendon ti rikthejë ‘’ The Redsat ‘’ aty ku e meritojnë por gjermani nuk e ka shmangur në asnjë rast vëmëndjen edhe nga Jude Bellingham , për të cilin kanë shfaqur interes ekipet më të famshëm të kontinentit të vjetër.



