
Trajneri Nevil Dede, deklaroi se Partizani bëri diferencën në derbi ndaj Tiranës, falë organikës dhe formës së lojtarëve.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede tha se Najdovski ishte mungesë e madhe për bardheblutë.
Partizani, ka organikën më shumë se Tirana. Rikthimi i lojtarëve dhe numri i lartë që tashmë ka Shehi te Partizani. Tirana ka probleme dhe ka limitime.
Najdovski ishte mungesa e madhe. Ahmataj u mundua me futjet e Patrick dhe Jonuzi, u mundua ta vendoste Partizanin në vështirë. Në fund Partizani e bëri diferencën me organikën dhe formën e lojtarëve.



