Klubi i Partizanit ka dhënë një lajm pozitiv për tifozët para ndeshjes derbi me Tiranën. Erald Çinari, futbollisti që u bë shkak për bllokimin e merkatos, ka shlyer dënimin 4 mujor dhe nga sot është i gatshëm për të zbritur në fushë.
Konfimimi për Partizanin ka ardhur nga FIFA, me të cilët të kuqtë fituan gjyqin pak ditë më parë në CAS. Sakaq Çinari gjatë gjithë kësaj periudhe është stërvitur me ekipin e kuq, ndërsa mbetet për t’u parë se në çfarë forme është dhe nëse a do të përdoret apo jo.
NJOFTIM
FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin.



