Guardiola vendos të ardhmen

Guardiola vendos të ardhmen

S’kishte si të ndodhte ndryshe . Pep Guardiola ka marrë vendimin  e shumëpritur nga Manchester City . Traineri nga Sampedor  do të marrë në dorë fatet e pankinës edhe për sezonin e ardhshëm për të cilin parashikimet janë evidente .    I ashtuquajturi ‘’ Filozofi ‘’ me në fund ka plotësuar ëndërren e bardhekaltërve e të qënit pjesë e  finales së Champions Leagues .  ‘’ The Citiziens ‘’ do të masin forcat me Chelsea  në një ndeshje tipike angleze . Arritja e 50 vjeçarit në këtë fazë është produkt i përkushtimit total  në funksion  të suksesit dhe mbrëmja  e nesërme do të jetë një nga më të rëndësishmet e jetës së tij .

Katalanasi duhet të tregohet i kujdesshëm kundër ‘’ Bluve të Londrës ‘’ të cilët kanë më tepër eksperiencë në faza të tilla sepse e kanë provuar shijen e finales në të kaluarën . Gjatë një interviste për Movistar ish mesfushori  ka deklaruar me entuziazëm të ardhmen e cila është e projektuar në ‘’ Etihad Stadium “ :

 “ Nuk kam asnjë dyshim . Do të qëndroj tek Manchester City. Besoj fort tek ky grup lojtarësh dhe s’kemi ndërmend të ndalemi .

Kam patur gjithmonë mbështetjen e duhur nga presidenca dhe ky është një motiv për tu përmirësuar çdo ditë   ‘’ ishin këto fjalët e ishi-t të Barcelonës dhe Bayern Munchen  .   

Një ndër pistat që e vuri në dyshim të ardhmen e Pep Guardiolas në ishull ishte  synimi i Joan Laportas për ta rikthyer në Katalunjë  por trainerit të mirënjohur i është dashur t’ia mbyllë derën interesit të ‘’ Blaugranëve ‘’  për arsye se kontrata i skadon në 2023 -shin dhe nuk mendon gjë tjetër veç respektimit të saj  , fakt që tregon profesonalizëm nga ana e tij .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy