Uzuni gjen golin në La Liga, shënon në barazimin e Granada-s

Uzuni gjen golin në La Liga, shënon në barazimin e Granada-s

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, gjeti rrugën e rrjetës në La Liga, aty ku është pjesë e skuadrës së Granada-s.

Beratasi realizoi golin e vetëm për ekipin e tij, në barazimin 1-1 ndaj Almerias. Miqtë kaluan të parët në avantazh, falë një goli të shënuar në pjesën e parë.

Në minutën e 75-të, Uzuni u shkëput bukur pas një pasimi dhe i vetëm me portierin, nuk gaboi, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Ky është goli i shtatë sezonal në kampionat për Uzunin, që shpreson të vazhdojë kështu, për të qenë në formë për Europianin e verës, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy