Drama me Eriksenin, Dede: Danimarkë-Finlandë ishte ndeshje e trukuar

Drama me Eriksenin, Dede: Danimarkë-Finlandë ishte ndeshje e trukuar

 

Paniku që shkaktoi Eriksen, i cili pësoi atak kardiak, tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, ku shumë njerëz ishin në ankth për gjendjen e lojtarit. Megjithatë pavarësisht kësaj, pas një ndërprerje disa minutëshe, ndeshja nisi të luhej sërish, një vendim ky që i habiti të gjithë. I shtangur nga kjo ka mbetur edhe trajneri Nevil Dede, i cili në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, u shpreh se për të ndeshja ishte e trukuar.

“Ndeshja Danimarkë-Finlandë ishte e trukuar për mua. Si u vendos për vazhdimin e ndeshjes?! Ka pasur kundërshti. Kapiteni i skuadrës u tha se nuk ishte në gjendje për të vazhduar dhe prandaj u zëvendësua. Kapiteni i skuadrës është ai që vendos për vazhdimin ose jo të ndeshjes. Nëse ai del për vete nga loja, atëherë kjo tregon se rasti është kontrovers. Kjo të bën të mendosh se ka wenë presion nga UEFA për ta luajtur. Unë nuk e pashë vazhdimin e ndeshjes më, pas asaj që ndodhi me Eriksenin, besoj si gjysma e njerëzve në botë që e kanë lënë ndeshjen në mes“, përfundoi Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy