
Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Teutës.
Cungu deklaroi se ky sukses erdhi në momentin e duhur, duke shtuar se fitorja ishte kthyer në një ngërç prej disa javësh.
Ishim afër fitores edhe ndaj Partizanit para një jave, futbolli i tillë është, nuk i merr atëherë kur dëshiron, por atëherë kur vjen momenti.
Ndoshta sot ishte momenti jonë, jo vetëm te pikët, por në vlerën psikologjike dhe morali. Kishim një ngërç psikologjik prej shumë javëve pa fitore. Jemi më të çlirët, jam i bindur që këta djem kanë bërë një progres në lojën e tyre, por ishte rezultati që nuk na la të jemi të dëshiruar. Duhet të kenë më shumë besim në ndeshjet e ardhshme.



