
Edhe pak ka mbetur dhe Kukësit do të ketë stadiumin e tij, pas “shtegtimit” sa në një qytet në tjetrin.
Skuadra verilindore nga fundi i këtij muaji pritet të luajë ndeshjet në shtëpi, pasi stadiumi i ri “Zeqir Ymeri” po shkon drejt përfundimit.
Klubi në faqen zyrtare ka publikuar ditën e sotme pamje nga punimet, aty ku shihet se vendosja është drejt përfundimit dhe më pas do të nisë shtrimi i tapetit. Pas shtrimit të tapetit që është planifikuar para 15 tetorit, duhet pritur edhe dy javë të tjera, që më pas skuadra të ketë mundësinë të zbresë në fushë.
Pra pritjes së tifozëve apo edhe skuadrës për të luajtur në qytetin e tyre, tashmë po i vjen fundi.



