Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas kualifikimit ndaj Dinamos në Kupë.
Josa deklaroi se është i lumtur për këtë fitore, ndërsa shtoi se ekipi tregoi dëshirë dhe soliditet.
Nuk do bëhem hipokrit, kur skuadra kualifikohet me një kundërshtar si Dinamo. Një skuadër që do të ngjitet dhe nuk luajti pak ditë më parë. Jam i kënaqur për soliditetin që ka skuadra dhe dëshirën që kishte. Për mua është shumë e rëndësishme fitorja dhe për vazhdimësinë.
Më pëlqeu mënyra si e kontrolluam kundërshtarin. Dinamo pjesën e dytë ndryshoi mënyrën e lojës. Nuk rrezikuam, përveç një rasti që u prit nga Dajsinani.
Për mua sot merr vlerë ndeshja e Partizanit, që e fituam në kampionat. Në fundjavë kemi ndeshje të rëndësishme me Teutën. Skuadra ka lojtarë të rinj. Është e rëndësishme që të jemi të ndërgjegjshëm të gjithë, deri ku mund të shkojmë. Kemi bërë ndeshje të mira, por edhe të dobëta. Duhet të ruajmë ritmin, për të përparuar. Problemi është, që gabimet të mos përsëriten në ndeshjen e ardhshme.
Nuk më takon të flas për Dinamon. Sot luajtëm në të njëjtën mënyrë të dyja skuadrat, pavarësisht interpretimit të lojtarëve. Nuk më intereson problemi i Dinamos, por vetëm skuadra ime.



