Bayern Munchen pretendon Dani Olmon

Bayern Munchen pretendon Dani Olmon

   Ecuria e Dani Olmos tek Leipzigu me kalimin e kohës po i siguron pretendentë.

Pas Barcelonës dhe Real Madridit, një tjetër gjigand europian si Bayern Munchen i ka trokitur në derë spanjollit.

Tek bavarezët pritet një revolucion gjatë merkatos së verës  dhe sipas specialistit Fabrizio Romano ndër më të përfolurit për të lënë ‘’ Allianz Arenan ‘’ janë Serge Gnabry dhe Thomas Muller.

Kalimi i mundshëm tek  Bayern Munchen do ti garantonte tituj në çdo sezon 24 vjeçarit , sidomos në Gjermani, aty ku kjo skuadër prej vitesh është protagoniste absolute. 

Megjithatë, ‘’ Los Cules ‘’ asnjëherë nuk e kanë humbur shpresën se një ditë ishi i Dinamo Zagrebit do të rikthehet në ‘’ Camp Nou ‘’ , duke iu referuar edhe dëshirës për të provuar edhe njëherë emocionet e të përfaqësuarit të fanellës kuq e blu.

Dani Olmo shquhet për adaptimin në çdo pozicion të fazës ofensive edhe pse në të shumtat e ndeshjeve është aktivizuar si ekstrem dhe ky fakt e shëndërron në një opsion ideal për çdo ekip të elitës.

Interesi masiv është falë sakrificave të bëra ndër vite dhe tashmë rezultatet janë mëse evidente për lojtarin e lindur në Tarrasa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy