
Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është pezulluar nga të gjitha aktivitetet futbollistike për tre vjet.
Shkak për këtë, është bërë një puthje në buzë që 46-vjeçari i dha futbollistes së Spanjës, Jenni Hermoso.
Rubiales refuzoi të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit, por FIFA e ka pezulluar për tre vite, për shkelje të disiplinës.
Puthja ndodhi pas finales së Botërorit, ku Spanja e femrave mposhti në finale Anglinë.



