Mancini dhe Petkovic nuk i kursejnë më të mirët, zbulohen formacionet në Itali-Zvicër

Mancini dhe Petkovic nuk i kursejnë më të mirët, zbulohen formacionet në Itali-Zvicër

Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Italisë dhe Zvicrës, e vlefshme për Grupin A, në Euro 2020. Skuadra e Mancinit e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Europian, teksa në ndeshjen e parë mposhti me rezultatin 3-0 Turqinë.

Nga ana tjetër, Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Uellsit. Në këtë situatë të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pas Italia do të siguronte kalimin e grupit, ndërsa Zvicra do ngjitej në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Uellsi për të luftuar më pas për një biletë në fazën e 1/8-ve.

Për sa i përket formacioneve, Mancini nuk ka bërë asnjë ndryshim nga ndeshja me Turqinë, ndërkokohë edhe Petkovic ka hedhur në fushë më të mirët, teksa në fushë do të jenë edhe dy shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

FORMACIONET ZYRTARE:

Italia: Donnarumma, Bonuçi, Chiellini, Spinazzola, Do Lorenzo, Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Insigne, Immobile. Trajner: R. Mancini

Zvicra: Sommer, Akanji, Schar, Elvedi, Mbabu, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Seferovic, Embolo. Trajner: V. Petkovic

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy