Danilo D’Ambrosio, e ka mbyllur aventurën e tij te Interi, pjesë e të cilëve ishte prej nëntë sezonesh. Mbrojtësit i përfundoi kontrata dhe palët vendosën të mos e vazhdojnë bashkëpunimin. Largimin nga Interi, e ka bëtë të ditur vetë lojtari, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se dëshironte ta mbyllte karrierën te zikaltërit, por kjo nuk ishte e mundur. “Do të doja ta mbyllja karrierën këtu, në skuadrën me të cilën bëj tifo, por nuk ishte e mundur. Interi është një familje për mua. Eksperienca ime zikaltër ishte një udhëtim dashurie, pasioni, dedikimi, pune, përuljeje. Të gjitha për të mirën e Interit. Milano jemi vetëm ne dhe kur një ditë në stadium të dërgojë fëmijët e mi, do t’ua tregojë këtë”, shkroi D’Ambrosio.



