Milan zgjedh Renato Sanches për mesfushën

Milan zgjedh Renato Sanches për mesfushën

 Fitimi i Scudettos me Milanin i dha fund eksperiencës së Franck Kessies në ‘’ San Siro ‘’.

Mesfushori është përgatitur fort gjatë sezonit sepse duke filluar nga ai vijuesi do ti bashkohet Barcelonës, ekip që ndryshoi totalisht në fazën e dytë.

Kuqezinjtë prej kohësh vijojnë kërkimin e zëvëndësuesit të afrikanit dhe  gjatë një interviste të drejtorit sportiv Federic Massara u deklarua se Milani ka vendosur për Renato Sanchez i cili u formua tek Benfica dhe gjatë karrierës shijoi një eksperiencë  tek Bayern Munchen dhe Swansea e më pas përfundoi tek Lille në Francë.

 Kontrata e portugezit me ‘’ Los Dogues ‘’ përfundon në 2023-shin dhe francezët duhet domosdoshmërisht të vendosin gjatë merkatos sepse në  vijuesen do të rrezikonin ta humbisnin me parametër zero , situatë që mund ta evitojnë me shitjen e perlës së mesfushës.

‘’ Djalli ‘’ ka fituar shumë terren pas titullit të 19-të dhe sigurisht do të preferohet si destinacion gjatë verës sepse do ta fillojnë sezonin 2022-2023  si fituesit e Serisë A dhe prioritet do të jetë mbrojtja e tij me çdo kusht duke mos e shkëputur në asnjë moment fokusin nga Champions League , aty ku mbajnë mbi supe një eksperiencë të gjatë e cila është kanalizuar me fitimin e shtatë trofeve .

11 vite pritje përfunduan me një sukses historik për Milanin por për të evituar etapa kaq të gjata pritje duhet patjeter të rritet përqëndrimi dhe efikasiteti sepse Seria A është një ndër kampionatet më kompetitivë edhe pse  Juventusi e dominoi në të kaluarën me 9 trofe rradhazi.

31  sfida , 2 gola dhe 5 asiste janë përmbledhja e eksperiencës me Lillen por interesi i Milanit meriton vlerësim maksimal për shkak të së tashmes së mrekullueshme e cila i ka hapur rrugë një të ardhmeje akoma më të suksesshme .  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy