Barcelona ndjek yllin e Vasco de Gamas

Barcelona ndjek yllin e Vasco de Gamas

Futbolli brazilian është shëndërruar në një destinacion shumë interesant për shumë klube të njohura në kontinentin e vjetër . 

Barcelona ka shpresën se në këtë shtet do të mund të gjejë elementë cilësorë për të pasuruar organikën të cilës i duhen ende ndërhyrje . Një ndër prioritete e Joan Laportas me rikthimin në presidencën e katalanasve ishte fuqizimi i kuq e bluve me talentë të cilët do të jenë protagonistët e spanjollëve në të ardhmen .

Për këtë arsye agjentët e këtij klubi janë ndalur tek Vasco de Gama  duke shprehur gatishmërinë për të ofruar 10 milionë euro për talentin Andrey Santos  .

 Sipas portalit ‘ Sport ‘ 17 vjeçari i ka dhënë shumë shpejt impaktet dhe në këtë histori edhe  Manchester City me  Juventusin do të jenë kandidatë potencialë për ta larguar perlën e Vasco de Gamas nga Brazili dhe ti japin një shans unik për të zhvilluar talentin në tokën e premtuar .

Cilësitë e Andrey Santos janë nuhatur shumë shpejt nga strategu Xavi Hernandez i cili po bën maksimumin për Barcelonën e tij e cila ka nevojë për ndërhyrje shumë cilësore dhe të mirëmenduara për të avancuar .  

Rindërtimit total i nevojiten goditje të tilla sepse çdo skuadër elite ka nevojë për një ndërthurje të talentit me eksperiencën duke shpresuar se shumë shpejt do të afrohen me titujt e munguar .

Çështja më e rëndësishme është se në rast finalizimi të akordit , a do të mund të adaptohet Andrey Santos në një skuadër me shumë presion si Barcelona , teori që mbetet për tu konfirmuar nëse do të ekzistojë shtrëngimi i duarve ndërmjet  drejtuesve  respektivë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy