
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur në lidhje me incidentin e tifozëve në ndeshjen e Shqipërisë me Poloninë në “Air Albania”. Në fjalët e tij, Duka e quajti një ngjarje të turpshme, duke thënë se fajtorë janë të gjithë.
“Ngjarje me të vërtetë e turpshme, që nuk na nderon, njollos futbollin, por që të gjithë ne duhet të ndjejmë përgjegjësi, të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për të ardhmen dhe jo të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, pasi të gjithë ne jemi fajtorë, që nga ne si organizatorë, ata që duhet të na ndihmojnë apo tifozët në shkallët e stadiumit. Është vërtetë mëkat kur 22 mijë tifozë në stadium krijuan një atmosferë shumë të mirë, por nga disa individë të njollosemi apo të penalizohemi”, u shpreh Duka.



