
Sezoni i shkëlqyer me Atalantën e ka shëndërruar Rasmus Hojlund prioritet për ekipet me emër në kontinentin e vjetër. Pas Manchester United edhe Chelsea është futur në garë për danezin , për të cilin do të luhet një supersfidë britanike. Ndërkohë drejtuesit e bergamaskëve po fërkojnë duart , duke qenë se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ shquhen për potencialin në aspektin ekonomik. Sezoni i shkuar rezultoi si më i dështuari i kryeqytetasve në lidhje me pjesëmarrjen në Europë , të cilët do ta synojnë në vijuesin. Progresi i 20 vjeçarit meriton duartrokitje , i cili ka impresionuar me ‘’ Mbretëreshën ‘’ e Italisë , e cila përsëri do të provojë veten edhe në Europa League. Ishi i Copenhagenit e ndihmoi Atalantën me 10 gola dhe 2 asiste në 34 sfida, drejtuesit e të cilës pretendojnë 50 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ Gewiss ‘’. Chelsea duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të tentojë ringjitjen , me Mauricio Pochettinon në stol , i cili e njeh mjaft mirë këtë ekip , pasi e ka patur rival në të kaluarën .



