Roma insiston për Xhakën

Roma insiston për Xhakën

 Rrugëtimi i Jose Mourinhos tek Roma po i jep për të kuptuar luzitanit se duhet të punojë më fort sepse gjërat kanë ndryshuar që prej largimit nga Interi.

‘’ Verdhekuqtë ‘’ vijojnë luftën për përfaqësimin në Champions League sezonin e ardhshëm por qartësisht iu nevojitet për ti bërë mirë llogaritë në merkato sepse në rastin e rikthimit në turneun më prestigjoz të Europës , gabimet mund të konsiderohen fatale për ecurinë e kryeqytetasve.

 Megjithatë ‘’ The Special One ‘’ vijon të prezantohet në Uefa Conference League , në fazën çerekfinaliste kundër modestëve të Bodo Glimt që konsiderohen një rival shumë i fortë për arsye se i shkaktoi përsëri një disfatë Romës në sfidën e parë dhe italianët do ti mbyllin llogaritë në ‘’ Olimpico ‘’ ditën e enjte në atë të kthimit  që do të thotë shumë për Jose Mourinhon .

Përveç këtyre ngjarjeve , ishi i Portos nuk e ka mënjanuar asnjëherë merkaton dhe i është rikthyer përsëri interesit për Granit Xhakën i cili në 5 vitet me Arsenalin vijon të lërë shenjë në ‘’ Emirates ‘’ dhe luzitani nuk mendon të dorëhiqet për ishi-n e Bazelit. 

Objektivi i Romës është rikthimi në Champions League dhe Uefa Conference League po i jep për të kuptuar se sa e vështirë është bërë konkurrenca në kontinentin e vjetër pavarësisht se traineri 59 vjeçar e ka fituar kompeticionin më të famshëm europian fillimisht me Porton e më pas me Interin .

Granit Xhaka është një nga ato lojtarë që karakterizohet për kompromisin total me çdo ekip , vlerë që e ka treguar ndër vite tek Arsenali, skuadër që s’po mund të bëhet pjesë e elitës si në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy