Barazimi me Tiranën, Josa: Për mënyrën si shkoi loja, jam i kënaqur me barazimin

Barazimi me Tiranën, Josa: Për mënyrën si shkoi loja, jam i kënaqur me barazimin

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Tiranës.

Josa tha se për mënyrën si shkoi loja, është i kënaqur me rezultatin, ndërsa shtoi se skuadra mund të ishte më e kujdesshme në pasime.

Kishim disa defekte në pjesën e parë. Duhet të punonim më mirë sa i përket zbritjes së lojës nëpërmjet pasimeve vertikale. U rregullua diçka. Futja në lojë shumë mirë e Myrtjas, si sulmues i dytë që ishte, por më tepër doli si organizator.

Në pjesën e dytë që shënuam shpejtë golin e 1-2, pastaj duhet të ishim më të qetë sa i përket pasimeve tona. Kur je në një rezultat 0-2 dhe barazon përballë një skuadre si Tirana, mund të them që jam i kënaqur në përgjithësi.

Për të organizuar lojën për të dalë përpara, skuadra funksionon më mirë. Mos të harrojmë që kemi pasur shumë probleme dhe ndërrimet që u futën nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy