Marotta: Nuk kemi marrë oferta për portierin Onana

Marotta: Nuk kemi marrë oferta për portierin Onana

Portieri Andre Onana, është një nga lojtarët më të spikatur te Interi këtë sezon. I afruar me parametra zero një vit më parë, kamerunasi është kthyer në një pikë kyçe për zikaltërit, ku e ka shpëtuar skuadrën në disa raste me pritjet e tij, kryesisht në Champions League.

Prej kohësh, përflitet për një interesim të Chelsea për portierin, madje u tha se londinezët janë gati të paguajnë edhe 40 milionë euro.

Në lidhje me këtë, ka folur drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta, i cili deklaroi se nuk ka asnjë ofertë për Onana dhe shtoi se do të qëndrojë te zikaltërit edhe për sezonin tjetër.

Onana largohet për 40 milionë euro? Unë do ta përjashtoja këtë, sinqerisht. Mendojmë se do të qëndrojë.

Nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe Onana është i lumtur në Milano, ai dëshiron të qëndrojë këtu. Ne nuk planifikojmë ta shesim atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy