Klubi i Dinamos, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se sfida me Butrintin, e planifikuar për tu luajtur sot, nuk do të zhvillohet.
Pas ndeshjes së parë në Sarandë, ku Dinamo fitoi minimalisht, Butrinti ka vendosur që të mos udhëtojë drejt Tiranës për sfidën e kthimit.
Sipas njoftimit të Dinamos, shkak për këtë është distanca e largët dhe mungesa e lojtarëve te Butrinti.
Skuadra kryeqytetase kalon kështu në turin tjetër, ku do të përballet me fituesin e çiftit Kastrioti-Vora.



