
Insistimi prej shumë kohësh i drejtuesve të Milanit për Juan Mirandan, parashikohet se gjatë merkatos se vijuese do ti japë rezultatet.
Prakitkisht italianët kanë siguruar shërbimet e spanjollit , për të cilin ‘’ Los Cules ‘’ pritet të përfitojnë 40 %-shin e vlerës për shitjen e anësorit.
Kalimi në ‘’ San Siro ‘’ sigurisht do të konsiderohej një goditje edhe një lloj goditje për Barcelonën pasi mendohej se 23 vjeçari do të rikthehej në ‘’ Camp Nou ‘’ në një të ardhme të afërt.
Juan Miranda vijon të jetë një ndër më të spikaturit në skemat e Manuel Pellegrinit, tek një ekip i cili po zhvillon ndeshje shumë të mira në sezonin aktual , sidomos në Europa League.
Për Barcelonën do të jetë një mundësi për të përforcuar sadopak arkat dhe gjithashtu për ishi-n e Schalke 04 , i cili do të ketë shansin për të provuar veten , tek një ndër ekipet më prestigjozë në futboll.
8 sfidat e deritanishme me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ vijojnë të rikonfirmojnë cilësitë e padiskutueshme të Juan Mirandas , një vlerë e shtuar në prapavijë.



