Juventusi ka mposhtur Milanin në miqësore, pas gjuajtjes së penalltive. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga 11-metërshat “Zonja e Vjetër” u tregua më e saktë. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Thiaw, por vetëm 10 minuta më vonë, Danilo vendosi baraspeshën. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e skuadrës së Piolit, pasi shënoi golin e dytë Giroud në minutën e 39-të. Pjesa e dytë foli më shumë për Juventusin, që barazoi shifrat në minutën e 48-të, falë një autogoli të Giroud, si dhe kishin raste të tjera për shënim. Koha e rregullt nuk prodhoi fitues dhe skuadrat iu drejtuan gjuajtjeve të penalltive. Juventusi u tregua më i saktë, duke shënuar 4 gola dhe duke gabuar 2 herë, ndërsa Milani shënoi 3 dhe gaboi 3 të tjera.



