Leonard Mitro: S’ka më si Maradona, lojtarët duan të bëhen protagonistë jashtë fushe

Leonard Mitro: S’ka më si Maradona, lojtarët duan të bëhen protagonistë jashtë fushe

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro është shprehur se tani nuk ka më një futbollist që të të falë kënaqësi, siç bënte dikur Maradona. Në “Euro Zone”, Mitro ka thënë se lojtarët tani kërkojnë të bëhen protagonistë jashtë fushave.

Duket pak e çuditshme, por unë jam një tifoz i Greqisë. Në këtë Europian nuk jam tifoz me asnjë skuadër. Do doja që Europianin ta fitojë një skuadër surprizë. Futbolli mund të imponojë prirje. Nuk dalloj dot një lojtar, të cilin mund të ulem ta shikoj me kënaqësi, si Maradona dikur. Futbolli tani ka lojtarë të mirë teknikisht, por nuk janë si lojtarët e dikurshëm. Përpiqen të bëhen protagonistë jashtë fushë. Brezat e rinj, nuk kanë çfarë të marrin shembull. Unë personalisht nuk e shikoj favorite Anglinë, statistikat tregojnë 3 ndeshje 2 gola. A ka punuar ekipi që Harry Kane të futet në zonë dhe të shënojë. Atë që kam lexuar në mediat britanike, Southgate ka futur mesfushorë që të shënojë Kane. Mund të jetë ekip i vështirë për t’u mundur Anglia, por nuk e dimë sa e fortë është për të fituar.

Në një nivel të tillë është normale që edhe arbitrimi të jetë në nivelin e duhur. Anglia ka një motiv më shumë në këtë Europian, sepse finalja luhet në “Wembley”. Ndjesinë e futbollit të bukur deri tani ma ka dhënë Holanda. Mendoj se gjërat tani do marrin më shumë formë, sepse janë ndeshjet me eliminim.”, u shpreh Mitro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy