Bayern Muncheni, gjen zëvëndësuesin e Neuer

Bayern Muncheni, gjen zëvëndësuesin e Neuer

Fakti se Manuel Neuer dhe Sven Ulreich mund ti japin shumë shpejt lamtumirën ‘’ Allianz Arenas ‘’ i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Bayern Munchenit për të gjetur një zëvëndësues që jep siguri.

Sipas ‘ Bild ‘ kontrata e tyre përfundon në 2027-tën dhe për bavarezët kjo çështje është shëndërruar në prioritet.

 Finn Dahmen është përfshirë në listën e gjermanëve, aktualisht pjesë e Augsburgut. 

Paraqitjet shumë të mira në Bundesligë ia kanë hapur rrugën për tu transferuar tek ish rekordmenët, një ekip i cili aspirohet nga çdo lojtar. 

28 vjeçarit i mbaron kontrata në 30 qershorin e 2027-tës, portier i cili e zgjati kontratën në muajin maj, pikërisht kur kishte arritur 50 sfidat me Augsburgun. 

Përpos ekipit Finn Dahmen është grumbulluar edhe nga Jurgen Klopp tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’, ç’ka do të thotë se mund ta përfaqësojë Bayern Munchenin në lartësinë e duhur. 

Megjithatë, Manuel Neuer vijon të jetë titullar, i cili e përfundon kontratën në qershor. 

Vincent Kompany ka në dispozicion edhe Jonas Urbig por ka kërkuar një tjetër element për tu plotësuar në këtë aspekt. 

Pritet që muajt vijues të përcaktojnë të ardhmen e tre shtyllave tek gjigandët e Gjermanisë dhe Europës të cilët synojnë firmosjen me Finn Dahmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy