
Fillimi jo i mirë i sezonit, i shoqëruar me eleminimin nga Champions League dhe dyshimin mbi të ardhmen e Diego Simeones në stolin e Atletico Madridit , sigurisht i ka vënë në lëvizje drejtuesit për të përmirësuar ekipin në merkaton e ardhshme.
Brazili vijon të jetë një ndër destinacionet më të preferuar sepse siç njihet botërisht është një shtet që prodhon vazhdimisht talentë dhe sipas ‘ As ‘ ai i Athletico Paranaenses Vitor Roque preferohet shumë nga ‘’ Los Colchoneros ‘’.
17 vjeçari vjen pas paraqitjeve të shkëlqyera edhe në Kupën Libertadores, e quajtur ndryshe Champions League e Amerikës së Jugut , kompeticion ku brazilianët u mundën në finalen kundër Flamengos .
Sulmuesi shquhet për aspektin fizik, shpejtësinë dhe përdorimin e topit me të dyja këmbët , pa harruar edhe efikasitetin në finalizim, komponentë që e shëndërrojnë në një futbollist tërheqës.
Zgjidhja e problemeve në repartin ofensiv mbeten prioritet për merkaton vijuese , shtuar edhe largimet e mundshme të Matheus Cunhas dhe Joao Felix.
E ardhmja e Vitor Roques parashikohet se shumë shpejt do të jetë në Europe për arsye te kontributit të dhënë tek Athletico Parenaense , skuadër me të cilën numëron 14 gola dhe 5 asiste në 51 sfida.
Një avantazh për kryeqytetasit është klauzola me brazilianët, e cila aktualisht vlerësohet në 11 milionë euro dhe gjithashtu duhet patur parasysh edhe përfundimi i kontratës në majin e 2027-tës por natyrisht largimi i tij mund të fuqizojë arkat e Athletico Paranaenses .
Faza e parë e sezonit aktual rezultoi një ndër më të vështirat ndër vite pasi ‘’ Los Rojiblancos ‘’ u larguan shumë shpejt nga Champions League dhe tanimë duhet ti përqëndrojnë forcat në La Liga dhe Kupën e Mbretit.



