Newcastle përgënjeshtron akordin e mundshëm me Ronaldon

Newcastle përgënjeshtron akordin e mundshëm me Ronaldon

  Kalimi i Cristiano Ronaldos tek Al Nassr është pasuar me një rikthim të mundshëm në të ardhmen në Premier League, pikërisht tek Newcastle , ekipi më i pasur në botë.

Megjithatë, një histori e tillë duket se nuk do të ndodhë , sidomos pas konfirmimit të trainerit Eddie Howe , i cili për të famshmen ‘ Mundodeportivo ‘ u shpreh :

“ Nuk kemi patur kontakte me Cristianon . I urojmë më të mirën gjatë eksperiencës në Arabinë Saudite ‘’ , ishin këto fjalët e numrit një të stolit të bardhezinjve. 

Sipas deklaratave të fundit , e vërteta lidhet me transferimin e ‘’ Cr7 ‘’ tek një ekip që do ti sigurojë pjesëmarrjen në Champions League në të ardhmen  , kompeticioni i preferuar i golashënuesit nga Madeira.

Gjithsesi transferimi tek Al Nassr ka rezultuar shumë i bujshëm për pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ i cili ka firmosur një kontratë deri në 2025-sën, nga e cila do të përfitojë 200 milionë euro në sezon, duke u shëndërruar kështu në futbollistin më të paguar ndonjëherë në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy