Manchester United ka prezantuar afrimin e radhës ditën e sotme. Klubi anglez ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Lisandro Martinez.
Ky i fundit ishte një dëshirë e vetë trajnerit Ten Hag, i cili e kishte stërvitur edhe te Ajax dhe kërkoi nga drejtuesit ta afrojnë edhe të United.
Argjentinasi ka firmosur ditën e sotme kontratën 5-vjeçare dhe do të provojë kështu aventurën e parë në Premier League.
Në të kaluarën 24-vjeçari përveç Ajax, ka luajtur edhe me skuadrat argjentinase të Defensa dhe Neëells 2.
Ky është hapi më i rëndësishëm në karrierë për Martinez, i cili tashmë do të provojë të lërë shenjë në një klub të madh si Manchester United.



