Humbja me Vllazninë, Longo: Nuk jemi në situatë anormale, Teuta nuk krahasohet me Kukësin

Humbja me Vllazninë, Longo: Nuk jemi në situatë anormale, Teuta nuk krahasohet me Kukësin

Trajneri i Teutës, Diego Longo, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij mori ndaj Vllaznisë.

Longo tha se skuadra e tij nuk është në një situatë anormale, ndërsa shtoi se deri në momentin e golit po luanin mirë.

Tekniku italian tha se Teuta nuk duhet të krahasohet me Kukësin që drejtoi, për shkak se nuk janë lojtarët e njëjtë.

Thjesht po stërvitemi. Luajtëm ndaj Vllaznisë në fushën e saj, ndaj një lojtari si Balaj, i cili ka peshën e vetë. Vijojmë të stërvitemi. Nuk e shikoj situatën anormale.

Nuk mendoj se duhet të bëhet një proces i tillë për Teutën. Kemi bërë lojën tonë. Kemi bërë mirë, deri në momentin që Balaj u shkëput me kokë. U ndëshkuam për shkak të disa episodeve.

Ishim duke bërë mirë në fillim. Ishin dy episode që ndryshuan lojën. Kur e ke mundësinë të dëmtosh kundërshtarin, do paguash për këtë. Pas golit nuk besoj se ne duhet të dominonim Vllazninë.

Nëse do përshtatja lojën e Teutës me atë të Kukësit, do ishte një vetëvrasje. Do e përshtat lojën sipas lojtarëve që kam.

Kotobelli? Luajmë me Kukësin, Egnatian dhe më pas Partizanin. Kjo është arsyeja ime për të bërë një “turn over”. Vendimin e marr unë dhe vendosa ta pushoj në këtë ndeshje.

Është e pamundur që në futbollin modern, nuk mund të përballosh të gjitha ndeshjet, me këtë ngjeshjen. Gjinollari ishte i nevojshëm pas ndeshjes së mirë me Skënderbeun.

Duhet pak qetësi, do rritemi. Kanë ardhur disa lojatër. Unë kam shumë besim te këta djem. Skuadra kur luan mirë mund të përballet me çdo kundërshtar, ndërsa kur luan keq, mund të ndodhë si sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy