
Situata e vështirë ekonomike e Interit i ka bërë të reflektojnë drejtuesit të cilët janë të detyruar ti japin dritën jeshile largimeve nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në merkaton vijuese.
Simone Inzaghi e ka krijuar tashmë një ide tek të cilët lojtarë duhet të depozitojë besimin e tij dhe ka deklaruar emrat e padëshiruar në Milano.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , Matias Vecino, Roberto Gagliardini dhe Stefan de Vrij janë drejt largimit , të cilëve mund ti bashkohen edhe dy kilianët Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal pasi nuk kanë pranuar ti ulin pretendimet të cilat aktualisht vlerësohen me 7 milionë euro .
Drejtori sportiv Beppe Marotta do të ketë një sfidë të ndërlikuar sepse çështja është se me cilët ekipe do të negociohet por gjithsesi ky fakt nuk ia ka larguar vëmëndjen interistëve nga prioritetet që lidhen me rinovimet e Marcelo Brozovic dhe Milan Skriniar , të paprekshëm për Simone Inzaghin.
Revolucioni po merr formë dhe shumë shpejt mund të pasohet nga sukseset , tek një ekip që i duhet të mos shkëputet nga realiteti pasi do të rrezikonte ndjeshëm arritjen e objektivave .
Merkatoja vijuese ashtu siç është deklaruar do ta nisë xhiron në datën 1 korrik dhe për Interin do të jetë shumë e rëndësishme për dy arsye .
Nga njëra anë janë transferimet dhe tjetra ka të bëjë me të padëshiruarit e ishi-t të Lazios i cili synon ta nisë mbarë sezonin 2022-2023 në të gjitha aspektet .



