Besnik Hasi, është trajneri më i ri i klubit të njohur belg, Mechelen. Tekniku shqiptar ishte i lirë nga marsi i vitit të kaluar dhe tashmë është rikthyer në stol.
Mechelen po kalon një moment të vështirë, ku renditen në vendet e fundit në tabelë dhe kjo solli edhe shkarkimin e trajnerit Steven Defour.
Skuadra e fundit e drejtuar nga Besnik Hasi, ishte Al-Ahli. Në karrierën e tij ai ka drejtuar Anderlechtin, Legian e Varshavës, Olympiacos, Al-Read apo edhe Al-Ahli.



