Liverpooli, ofertë për  Mac Allister

Liverpooli, ofertë për Mac Allister

 Reparti i mesfushës ka rezultuar një ndër më difektozët e Liverpoolit në sezonin aktual dhe Jurgen Klopp  prej kohësh po analizon emrat që mund të zbarkojnë në ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë merkatos së verës.

 Alexis Mac Allister konsiderohet një ndër të preferuarit e gjermanit , i domosdoshëm për Roberto De Zerbin tek Brighton dhe gjithashtu për Lionel Scalonin tek Argjentina.

 Për ‘’ The Redsat ‘’ do të jetë një sfidë e vështirë sepse për 24 vjeçarin janë interesuar disa klube me emër por duke iu referuar rendimentit të shkëlqyer në çdo ndeshje me anglezët, s’kishte si të ndodhte ndryshe.

Prej shumë sezonesh tashmë , Liverpooli është distancuar nga titujt dhe gjatë merkatos së verës parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e saj , objektivi i të cilit është firmosja me Alexis Mac Allister për shifrën e 70 milionë eurove , lojtar që nëse do të vendosë ti japë fund eksperiencës me Brightonin , do të shëndërrohej në shitjen më të shtrenjtë në historinë e bardhebluve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy