
Huazimi i Marcus Rashford tek Barcelona besohet se do të përfundojë në fundin e sezonit.
Anglezi ka bërë paraqitje pozitive me ‘’ Los Cules ‘’, të reflektuara me 13 gola dhe 10 asiste në 45 sfida.
Dihet se kartoni i sulmuesit është në pronësi të Manchester United dhe drejtuesit po studiojnë opsionin e përfshirjes së tij për të arritur një objektiv të hershëm.
Rafael Leao preferohet nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, i cili është shumë i rëndësishëm tek Milani.
Mirëpo kuqezinjtë preferojnë një akord pa përfshirjen e lojtarëve, me qëllimin e mbushjes së arkave në mënyrë të konsiderueshme.
Gjithsesi, për 20 herë kampionët e Premier Leagues besohet se nuk do të jetë një problem duke qenë se përfshihen në rangun e klubeve me të pasur të botës.
Krerët e gjigandëve të Champions Leagues dhe jo vetëm synojnë ti qëndrojnë idesë deri në fund dhe mbetet për tu parë se si do të reagojnë ato të Manchester United.
Bëhet fjalë për dy komponentë të cilët i japin një vlerë të shtuar funksionimit të ofensivës, për të cilët merkatoja e verës do të jetë deçizive.



