Barcelona sakrifikon Ansu Fatin për Neymar

Barcelona sakrifikon Ansu Fatin për Neymar

Dëshira e Joan Laportas për ta rikthyer Neymar Juniorin në ‘’ Camp Nou ‘’ tanimë i ka hapur derën e largimit Ansu Fatit. Në të shkuarën braziliani la gjurmë tek Barcelona duke formuar një ndër tridentët më të rrezikshëm me Messin dhe Luis Suarezin dhe vijon të jetë një prioritet për numrin një të ‘’ Blaugranëve ‘’ në këtë merkato verore. Edhe pse sulmuesi konsiderohet një ndër më cilësorët, të dalë nga akademia ‘ La Masia ‘, rikthimi i 31 vjeçarit në Katalunjë do t’ia reduktonte ndjeshëm hapësirat. Ky fakt e bën edhe më të mundur largimin e Ansu Fatit nga kampionët në fuqi të La Ligas, të cilët do të tentojnë ta zgjerojnë protagonizmin edhe në kompeticionet e tjera . Siç dihet problematikat e vazhdueshme në aspektin ekonomik , ia vështirësojnë objektivat drejtuesve, të cilët duhet të veprojnë duke konsideruar situatën aktuale tek ekipi i zemrës. 20 vjeçari e finalizoi sezonin e shkuar me 10 gola dhe 4 asiste në 51 sfida dhe rikthimi i mundshëm i asit të Paris St Germain, mund të jetë starti i një tjetër eksperience për lojtarin e lindur në Guinea- Bisau.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy