
Marash Kumbulla mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit. Mbrojtësi shqiptar nuk gjen hapësira te Roma, me trajnerin Jose Mourinho që nuk e ka në planet e tij.
Për këtë arsye, Kumbulla tashmë po mendon të ndryshojë ekip dhe interesimet për të nuk mungojnë. Pas Udineses, së fundmi në skenë ka dalë edhe klubi i Torino.
Këta të fundit drejtohen nga Ivan Juric, trajner i cili e zbuloi Kumbullën te Hellas Verona. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, te Torino po mendojnë ta afrojnë në huazim me të drejtë blerje ndërsa te Roma e duan detyrim blerje për 10-12 milionë euro.



