Ferran Torres drejt largimit

Ferran Torres drejt largimit

Ulje-ngritjet e shpeshta të Ferran Torresit tek Barcelona duket se do të pasohen me largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’.

Sulmuesi nuk i ka shfrytëzuar mundësitë e dhëna nga Xavi Hernandez dhe tek një ekip si ‘’ Los Cules ‘’ këto lloj situatash konsiderohen të papranueshme.

Numri një i pankinës si duket i ka dhënë dritën jeshile largimit të 22 vjeçarit , lajm i konfirmuar nga spanjollja ‘’ Jornada Perfecta ‘’.

Sigurisht gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm do të mundohen të rikuperojnë investimin prej 55 milionë eurosh në fundin e 2021-shit në merkaton e janarit.

Problemeve tek katalanasit iu shtua edhe eleminimi në Botërorin e Katarit me ‘’ La Furia Rojan ‘’ , tek e cila Ferran Torres ishte pjesë e padiskutueshme e 11-shes së Luis Enriques.

Momentalisht vetëm Juventusi dhe Arsenali kanë trokitur në derën e Barcelonës por pa një ofertë konkrete për ishi-n e Valencias.

Në këtë eveniment madhor , të cilin Spanja e filloi si një ndër pretendentet për tu shpallur kampione, Ferran Torres nuk ka rezultuar ai lojtar nga i cili pritej shumë por fatmirësisht pretendentët janë cilësorë dhe si ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ashtu edhe ‘’ Topchinjtë ‘’ mund t’ia rikthejnë buzëqeshjen edhe pse do të jetë e vështirë për arsye të eleminimit të pamenduar të fitueses së një Botërori dhe dy Europianëve .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy