Roma "peshkon" tek Chelsea

Roma "peshkon" tek Chelsea

Pas suksesit me fitimin e Conference Leagues, Jose Mourinho po jep maksimumin tek Roma e tij për akumulimin e trofeve .

‘’ Verdhekuqtë ‘’ kishin shumë vite të distancuar dhe duhej mbërritja e ‘’ The Special One ‘’ në ‘’ Olimpico ‘’ për të thyer akullin .

Portugezi vijon me kalkulimet e tij , të cilat në të shumtat e rasteve e kanë nxjerrë faqebardhë për arsye se ka triumfuar në çdo klub , përveç Tottenham Hotspurit.

59 vjeçari ka vënë në dijeni drejtorin sportiv Tiago Pinto i cili ka përvëshur mëngët për t’ia plotësuar dëshirën bashkombasit .

Sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ , objektivi i Romës aktivizohet tek Chelsea dhe bëhet fjalë për Trevor Chalobah. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ e pranojnë huazimin e anglezit deri në fundin e sezonit për ti dhënë kështu mundësinë që të tregojë vlerat për arsye se tek anglezët nuk ka patur shumë hapësira.

Sistemi që praktikon ishi i Portos sigurisht e favorizon  aktivizimin e 23 vjecarit i cili mund të zëvëndësojë Marash Kumbullën , aktualisht i dëmtuar .

Transferimi i Trevor Chalobah do të ishte një ndihmë për Romën në vijimin e luftës për fitimin e të tjerë trofeve , të cilat me Jose Mourinhon në stol , mund të arrihen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy